Shpërndarja e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut bëhet më 11 shkurt 2020

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

11:53 | 30 Tetor 2019

Kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi

Kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka paralajmëruar se më 11 shkurt të vitit të ardhshëm do të shpërbëhet Kuvendi.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të shpërndahet më 11 shkurt, paralajmëroi sot kryeparlamentari Talat Xhaferi në një takim me gazetarët.

Ai tha se do të respektohen të gjitha afatet për procesin e zgjedhjeve të shpallura, përcjellë INA.

Zgjedhjet e parakohshme të 11 prillit dolën si kompromis nga takimi i liderëve të zhvilluar javë më parë në kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski.

Megjithatë akoma po vazhdon debati se a do të ketë ndryshime në Kodin Zgjedhor lidhur me propozimin për lista të hapura dhe ndryshim të zonave zgjedhore.

Një nga çështjet e hapura për institucionin legjislativ do të jetë edhe ratifikimi i Protokollit për anëtarësim në NATO, dhe se nuk dihet se a do të ndodhë kjo nga përbërja aktuale, pasi që gjithçka do të varet nga ratifikimi i fundit që duhet ta bëjë Spanja, pas zgjedhjeve që do të zhvillojë në fund të vitit.

Share.