fbpx

Shkenca usht.arake: Përbërësi i solucionit kundër mushkonjave mund të vr.asë koronavirusin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Një produkt i përdorur në solucionet e lëkurës për largimin e mushkonjave mund të vr.asë gjithashtu koronavirusin që shkakton sëmundjen e Covid-19, thuhej sot në një studim të ush.trisë britanike.

Studimi i shkencëtarëve të Laboratorit të Teknologjisë së Mbrojtjes sugjeronte se larguesit insekteve që përmbajnë Citriodiol mund të përdoren edhe si dezinfektues kundër virusit.

Ush.tarët që u spërkatën me këtë solucion rezultuan të mbrojtur dhe nga infektimi dhe studiuesit thanë se solucione të tilla mund të përdoren si mjet parandalues shtesë në kombinim me maskat e fytyrës dhe larjen e rregullt të duarve.

Laboratori britanik i mbrojtjes publikoi rezultatet e tij me qëllim që të tjera studime të kryhen mbi efektet e solucionit.

Përbërësi kryesor Citriodiol vjen si vaji i pemës së eukaliptit citriodora, i marrë nga gjethet dhe degët e tij.

Kompania prodhuese Citrefine International beson se produkti i tyre është efektiv dhe ndaj pandemisë dhe kërkon që qeveria të mbështesë programin e saj të testimit.

Share.