Shkarkohet drejtori i Shkollës Fillore “25 Maji”, Fadil Murtezani

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +


Sot me vendim të kryetarit të Komunës së Gazi Babës është shkarkuar drejtori i Shkollës Fillore të Hasanbegut, Fadil Murtezani dhe në vend të tij si ushtrues detyre deri në zgjedhjen e drejtorit të ri është emëruar Ibe Mustafa. Drejtori i sapo-shkarkuar, Murtezani përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shprehur revoltën e tij duke e cilësuar shkarkimin si të padrejtë.

Postimi i plotë i Murtezanit…

SHPREH PAKËNAQËSI NDAJ VENDIMIT TË SOTSHËM TË PADREJTË…

Në mënyrë tinzare dhe fshehurazi kryetari i komunës Gazi Babe Boris Georgievski sot në vend që të shpall konkurs për zgjedhje të re për drejtor në Shkollën “25 Maj ” Hasanbeg. Ai pasdite vendos qe u.d. drejtor te jetë Ibe Mustafa deri në zgjedhje të radhës.
Unë si drejtor gjatë këtyre 8 viteve që nga ardhja në këtë funksion jam mundu dhe kam vepruar që shkolla “25 Maj – Hasanbeg” të jetë në nivel më të lartë edukativo- arsimor dhe rezultatet kanë qenë më se të dukshme.

Vendimi për shkarkimin tim theksoj që është në mënyrë të padrejtë.
Janë rezultatet, mirënjohjet dhe projektet dëshmi e punës sime të ndershme, për tu mundësuar nxënësve arsimim cilësor dhe kushte më të mira për ata dhe punonjësit akademik.

Loading…

Share.