fbpx

Shkarkohen dy gjykatës nga Ohri

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli Gjyqësor shkarkoi dy gjykatës. Organi më i lartë gjyqësor njoftoi se ata u shkarkuan për shkak të punës joprofesionale dhe neglizhencës. Këshilli Gjyqësor nuk tregon emrat e gjykatësve, ndërsa jozyrtarisht bëhet fjalë për dy gjykatës nga Gjykata e Ohrit. Njëri ka gjykuar çështje penale, tjetri civile. Alsat zbulon se gjykatësja Vesna Kiçeec, e cila mund të ankohet në Supreme, është midis të shkarkuarve. Ajo ika gjykuar një shtetasi serb i cili rrahu fatalisht një burrë nga Ohri gjatë pritjes së vitit 2016. Fillimisht, shtetasi serb u dënua me 16 vjet burg, por Gjykata e Apelit në Manastir e ktheu gjykimin nga fillimi. Ndërkohë, i dyshuari u la i lirë nga paraburgimi dhe u kthye në Serbi. Ai kurrë nuk është paraqitur në gjykatën e Ohrit për rigjykimin.

Share.