fbpx

Shifra rekorde me Koronavirus në Maqedoni, Godet Filipçe, Ja çfarë pritet të Vendoset

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar shifra rekorde sa i përket infektimeve me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë brenda 24 orëve janë bërë 2445 testime, ndërsa janë regjistruar 535 raste të reja me Covid-19.

Shkupi vijon me shifrat rekorde, ashtu që 24 orët e fundit u regjistruar 277 raste të infektimeve me Kovid-19.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një prononcim të dhënë para pak çastesh në TV Sitel ka paralajmëruar se gjatë ditës së nesërme do diskutohen masat e reja restriktive.

“Po absolutisht nesër do të diskutojnmë masa tjera plotësuese nga ato që për momentin janë në fuqi, këtu do të përfshijë kufizimet në transportin publik, kufizimin e punës së objekteve hotelerike dhe gjithkund ku do të konsiderojmë se është rrezik, një pjesë e masave do të mund të jenë me target që do të përfshijnë disa komuna disa gjithë territorin e kështu me rradhë…”, theksoi Filipçe.

I pyetur rreth orës policore Filipçe tha se do të diskutohet nesër duke potencuar mendimin e tij personal se akoma ka hapsirë që ky opsion të shmanget dhe se ulja e shifrave mund të bëhet edhe në këto kushte duke mos vendosur orën policore.(INA)

Share.