fbpx

Shefi i BE’së në Kosovë tregon kush do të vendosë për liberalizimin e vizave

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Izolimi i kosovarëve nga Bashkimi Evropian po vazhdon akoma, ani pse shteti i Kosovës ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave të kërkuar nga BE, shkruan Gazeta Metro.

E gjithë kjo çështje që kosovarëve t’i liberalizohen vizat po varet nga Këshilli Evropian, kështu po thotë shefi i Zyrës së BE’së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Szunyog po thotë se i mbetet Këshillit Evropian dhe përgjegjësia kryesore për liberalizimin tani është tek ata, ani pse edhe Franca dhe Holanda janë dy shtetet kundër dhënies së vizave ndaj Kosovës.

“Çka mund të them unë është thjesht ti përsëris faktet të cilat janë, se Komisioni Evropian veçse ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën që në korrik të vitit 2018 në Raportin e Progresit, kemi kërkuar nga Këshilli edhe një herë që ta marrë një vendim si çështje urgjente nëse më lejohet ta citoj raportin, por i mbetet Këshillit kjo, këshill ky që përbëhet nga shtetet anëtare, që ta marrë këtë vendim”, shprehet Szunyog.

Shefi i Zyrës së BE’së në Kosovë po ashtu ka treguar se ka kërkuar shpjegime nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, për shuarjen e Task-Forcës Kundër Korrupsionit që vepronte në kuadër të Policisë së Kosovë.

Share.