22:55 | 19 Tetor 2019

22:55 | 19 Tetor 2019
Nuk do vonojë shumë deri sa dy grupet të lansojnë këngën e re.
Ishte bërë e ditur ditë më parë se ‘Shaolin Gang’ dhe ‘BabaStars’ do bashkojnë forcat për të nxjerrë në treg një ‘hit’, shkruan lajmi.net.
Tani këngëtarët nga të dy grupet në profilet e tyre në Instagram, kanë ndarë video nga klipi i realizuar dhe kanë njoftuar se kënga lansohet së shpejti.
Por artistët në fjalë nuk kanë ndarë informacione më të hollësishme lidhur me projektin duke e lënë enigmë si datën e publikimit ashtu edhe titullin e këngës. /Lajmi.net/