Serbët në pan ik pas rënies së qeverisë Hoti: Albin Kurti sërish kryeministër, do na i kthejë taksat!




Në rap ortimet e mediumeve serbe, e veçanërisht atyre që shquhen për theksin e tyre ant.ishqiptar si gazeta Novosti, vërehet keqardhje për rënien e qeverisë së Avdullal Hotit.
Njëkohësisht, tek këto mediume, vërehet frikë, e mos të themi pa.nik nga fakti që Albin Kurti është në prag të kthimit në postin e kryeministrit.




Që në titullit e vetë, këto mediume nënvizojnë frikën se negociatat Beograd-Prishtinë me Kurtin nuk do të jenë të lehta, siç ishin me Avdulla Hotin dhe partnerët e tij.
“Kurti po kthehet për ta minuar dialogun: Zgjedhje të parakohshme në Prishtinë në fillim të vitit, vetëvendosja ka gjasat më të mëdha”, raporton Novosti.
Në rapo.rtimin e mediumeve serbe vërehet qartë edhe fri.ka se me rikthimin e Albin Kurtit kryeministër, do të kthehen edhe taksat ndaj produkteve serbe, transmeton gazeta Lajm.




“Të rikujtojmë se Kurti si kryeministër në fillim të këtij viti ishte kundërshtar i ashpër i tërheqjes së taksave për produktet serbe. Poashtu, qeveria e tij miratoi dokument me të cilin kërkohet revidim i të gjitha marrëveshjeve me Beogradinqë janë arritur në negociata. Në atë dokument thuhet se dialogu do të zhvillohet për çështjet e ‘ marrëdhënieve bilaterale dhe të fqinjësisë, duke përfshi edhe çështjen e personave të zhdukur, reparacione për dë.m.et e lu.f.tës dhe o.kup.imi.n, sukcesionin e pasurisë së ish Jugosllavisë ku Kosova ka qenë element përbërës dhe njohje të ndërsjellë mes dy vendeve”, shkruajnë mediumet serbe.