fbpx

Seanca për Ligjin për regjistrimin nuk do të mbahet sonte

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Seanca për votimin e ligjit për shtyerjen e regjistrimit për në shtator nuk do të mbahet sonte. Ky është vendimi i fundit nga kordinimi i kryeparlamentarit Talat Xhaferi me koordinatorët e grupeve parlamentare që ka përfunduar para pak çastesh në Kuvend. Nuk jepen detaje për shkaqet konkrete, por koordinatori i VMRO-DPMNE-së vetëm ka njoftuar se nuk ka kushte për mbajtjen e seancës sonte. Seanca pritet të thirret për nesër, por edhe kjo nuk është e sigurt dhe e konfirmuar të paktën zyrtarisht në kalendarin e Kuvendit ose nga kabineti i Xhaferit. Ky I fundit sot tha se ligjin e ka kthyer në Qeveri për të korrigjuar disa lëshime procedurale dhe se mund ta vendos në rend dite nëse arrin në kohë.

Share.