Scaloni publikon listën, Messi rikthehet te Argjentina

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

18:16 | 31 Tetor 2019

Lionel Messi është rikthyer në Kombëtaren e Argjentinës.

Kombëtarja e Argjentinës në mesin e muajit nëntor zhvillon dy miqësore, atë kundër Brazilit dhe Uruguait.

Për këto dy ndeshje, te Kombëtarja e Argjentinës është ftuar edhe Lionel Messi, që rikthehet pas suspendimit në ‘Copa America’, shkruan lajmi.net.

Në listën e trajnerit Lionel Scaloni është edhe Lautaro Martinez, ndërsa mungon Mauro Icardi.

Icardi po kalon formë të mirë te PSG, por nuk është ftuar nga trajneri Scaloni./Lajmi.net/

Share.