fbpx

Sank.sione të reja ndaj Turqisë, Europa nuk e len rahat…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Turqia dënoi deklaratën nga shtatë anëtarë mesdhetarë të Bashkimit Evropian si “të njëanshme”, por theksoi se ajo mbetet e gatshme për negociata të pakushtëzuara me Greqinë.

Franca, Italia, Spanja, Malta, Portugalia, Greqia dhe Qiproja njoftuan të enjten se BE do të përpilojë një listë të sanksioneve të reja ndaj Turqisë në fund të shtatorit nëse Ankaraja nuk kthehet në tryezën e bisedimeve për të zgjidhur mosmarrëveshjen territoriale me Greqinë dhe Qipron.

Tensionet po rriten midis BE-së dhe Turqisë anëtare të NATO-s, ndërsa Ankara ka dërguar një anije kërkimore në Mesdheun lindor për të hetuar depozitat e mundshme të naftës dhe gazit në një zonë të pretenduar gjithashtu nga Greqia dhe Qiproja.

Tërheqja e anijeve luftarake

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Hami Aksoy tha të premten se Greqia duhet të “ulet në tryezën e bisedimeve me Turqinë pa asnjë kusht” në mënyrë që të arrijë dialogun dhe bashkëpunimin në rajon. Në një deklaratë, ai shtoi se Athina duhet të tërheqë anijet luftarake nga zona e diskutueshme në mënyrë që të qetësojë tensionet.

“Greqia duhet të ndalojë përdorimin e BE si një instrument për të ndjekur interesat e saj të ngushta, ndërsa dhe nënshkruesit e deklaratës së përbashkët duhet të heqin dorë nga politika e njëanshme që ata përdorin nën maskën e solidaritetit,” tha Aksoy.

Share.