fbpx

Safije Sadiki – Shaini:Zaev-Mickoski-Ahmeti u trishtuan nga numri i shqiptarëve në procesin e regjistrimit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Njeriu i dytë që duhet të na japë shpjegim sot është kryeministri i vendit. Ai, ndonëse e kishte rekomandimin e OKB-së dhe propozimin tonë që regjistrimin të mos e mbajë në këtë kohë pandemie, insistonte me ngulm të patjetërsueshëm se nuk ka shtyrje të regjistrimit. Bile, thoshte, se “pandemia nuk e ndalë regjistrimin” dhe se “ata që mund ta shtyjnë regjistrimin do të kenë përgjegjësi penale”. Dhe, ja, ai – pas takimin me kreun e VMRO-së – doli e tha se “do ta shtyjmë regjistrimin”. Kryeministër, ju lutem bëhuni i sinqertë! A më shumë ju trishtuan numrat e shqiptarëve apo numrat e të sëmurëve? Se ju numrat e të sëmurëve i dinit dhe ato priteshin, ama si duket u trishtuat nga numri i shqiptarëve. Sidoqoftë, duke ju mbajtur për fjale se “ata që e shtyjnë regjistrimin kanë përgjegjësi penale”, unë pres që Prokuroria të veprojë kundër jush dhe z. Mickovski, që keni bërë shkelje të këtillë të ligjit. Dhe, ndonëse tash mund të buzëqeshni se s’ka çfarë t’u bëjë askush, mos harroni se nuk shkon gjithnjë kungulli mbi ujë. Ndryshojnë pushtetet dhe ndryshojnë gjërat. Ajo lëndë nuk vjetrohet. Drejtësia vonon, por nuk harron”, ka thënë deputetja e AlternAtivA-s, Safije Sadiki – Shaini, gjatë fjalimit të saj në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Share.