fbpx

Safije Sadiki – Shaini: Shtetësi për të gjithë ose shtet të bllokuar për të gjithë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Sot nëna ime 72-vjeçare po i nënshtrohet për të satën herë provimit të njohjes së gjuhës maqedonase, me shpresë që kësaj radhe ta marrë shtetësinë.
50 vjet (gjysmë shekulli) e bën këtë betejë.
Pas kësaj moshe mund të mos i shërbejë më, por e postova këtë fotografi dhe këtë tekst që ta kuptoni betejën tonë në Kuvend.
Nëna shqiptare në Maqedoninë e Veriut përballet me një shtet diskriminues vetëm sepse është shqiptare. Asgjë tjetër.
Mbase tash e kuptojmë edhe se nuk është asgjë vonesa 1-mujore e një asistence ekonomike përballë gjysmë shekulli pritje.
“Procesi” vazhdon njësoj si te Kafka. Parashteti vendos për shtetin.
Prandaj, o SHTETësi për të gjithë o SHTET të bllokuar për të gjithë”, ka shkruar deputetja e AlternAtivA-s, Safije Sadiki – Shaini.

Share.