fbpx

Safije Sadiki – Shaini: Në vendin tonë sponsorizohet diskriminimi, papunënsia dhe korrupsioni

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

” Unë e di se me fjalimin tim nuk është se do të ndryshoj diçka te pushteti që ata të ndërrojnë mendje e të thonë “t’i pranojmë amendamentet e opozitës” ose ta pranojnë se kanë gabuar me këto shkurtime, por prej këtu dua t’ju flas juve, qytetarë të dashur, që ta keni të qartë se pse në Maqedoninë e Veriut akoma janë tema ujësjellësi, kanalizimi dhe asfalti dhe pse sponsorizohet diskriminimi, papunësia dhe korrupsioni.
Dhe, më këtë kontekst, Draçevica, Llopati, Reçica e Madhe e Struga, si amendamente të refuzuara, ose arsimi i lartë shqip, lufta kundër korrupsionit dhe mirëqenia ekonomike, si shkurtime të qëllimshme, nuk janë as gabimet e vetme e as të fundit të këtij pushteti. Për më shumë se kaq, ato flasin keq për gatishmërinë e këtij pushteti për ta përmirësuar minimalisht jetën jetën e qytetarëve.
Kjo edhe është arsyeja që ne nuk mund të mbështesim propozime të një qeverie jopopullore dhe joparimore.
Gjeni deputetë të tjerë, por votën tonë për këso rebalanci nuk do ta keni”, ka thënë gjatë fjalimit të saj në Kuvend, deputetja e AlternAtivA-s, Safije Sadiki – Shaini.

Share.