fbpx

Safije Sadiki- Shaini: Në skandalet e Spasovskit është i kapur edhe Zaevi – nuk ka mundësi që fajtori të jetë anonim

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Krejt që e thashë më sipër më shtyn t’i parashtroj dy pyetje: a thua pse ky njeri nuk ndjen përgjegjësi politike, që në resorin e tij ndodhin këto dukuri, dhe, së dyti, pse ky njeri nuk ndjen përgjegjësi morale që në kohën që ai është ministër ndodhin këto ikje të mistershme, ndodhë të përhapet droga gjithandej, ndodhë që policia të bashkëpunojë me kriminelët dhe ndodhin pasaportat false për kriminelë ndërkombëtarë? Diçka nuk shkon këtu.

Më duket indikative, por fakti që Oliver Spasovski vazhdon të jetë ministër i MPB-së e imponon edhe dyshimin se në krejt këto skandale është i përfshirë edhe shefi i tij, kryeministri Zoran Zaev. Sepse, edhe nëse Spasovski nuk do të donte të hiqte dorë, Zaevi do të duhej t’ia tregonte derën. Ama, nëse Zaevi e mbron, kjo i bie se ose janë bashkëpjesëmarrës e partnerë në këto vepra ose e kanë kapur njëri-tjetrin në afera dhe tash janë peng mes vete. E treta nuk ekziston. Sidoqoftë, derisa faktet janë këtu, aty duhet të jenë edhe autorët. Nuk ka mundësi që fajtori gjithmonë të jetë anonim”, ka thënë deputetja e Alternativës në Kuvend, Safije Sadiki – Shaini.

Share.