fbpx

Safije Sadiki – Shaini: Mashtrimi është emëruesi i përbashkët i partnerëve të qeverisë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Unë nuk di si do ta përkthejnë përkthyesit aforizmin se “Dita e mirë shihet në mëngjes”, por kjo është fjalia që e tipizon më së miri këtë qeveri dhe që e shpjegon edhe këtë propozim sot. Nëse qeveria krijohet mes dy partnerëve që nuk lanë gjë pa i thënë njëri-tjetrit dhe pastaj u përqafuan sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ju nuk keni bërë asgjë tjetër, pos që keni vepruar brenda paradigmës së funksionimit që emërues të përbashkët e ka mashtrimin. Politikanët që gjatë fushatës mashtrojnë se “nuk ka qeveri me BDI-në” dhe pastaj as nuk kërkojnë falje, por në emër të paradigmës së mashtrimit e bëjnë të kundërtën, janë të njëjtë me ata tjerët që premtojnë kryeministra shqiptarë dhe pastaj, po ashtu në emër të paradigmës së mashtrimit, u thonë votuesve se “Zoran Zaevi është kryeministri shqiptar”. Andaj, kur ke të bësh me kategorinë e mashtrimit, bëhet i pakuptimtë debati për emrat, për kualitetet ose për dobësitë e tyre. Çfarë rëndësi kanë emrat e zëvendësministrave sot kur paradigma e funksionimit të kësaj qeverie është mashtrimi?!”, ka thënë deputetja e AlternAtivA-s (koalicioni AAA – ASH), Safije Sadiki – Shaini.

Share.