fbpx

Safije Sadiki – Shaini: Maqedonia e Veriut i vë një njollë të rëndë drejtësisë në vendin tonë nëse Naser Zyberi bëhet Avokat i Popullit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditë më parë në press-konferencën të mbajtur për media, deputetja e koalicionit AAA – ASH, Safije Sadiku Shaini, ka krituar ashpër propozimin e qeverisë për Avokat të Popullit, ku si kandidat të tyre ka konkuruar “kandidati për kryeministër shqiptar” nga radhët e BDI-së, Naser Zyberi.

“Siç e di i gjithë opinioni, z. Naser Zyberi para 5 muajsh ishte kandidat i BDI-së për kryeministër, pra një figurë krejt politike, andaj si i tillë në këtë mënyrë atij i pamundësohet ta ushtrojë një detyrë që për nga natyra është jopolitike dhe me neutralitet të theksuar jopolitik. Nuk mjafton një deklaratë e kandidatit se nuk është anëtar partie, që të konkludohet paanësia e tij politike, kur të gjithë ne e dimë se ai është figurë shumë e fuqishme politike. Përveç dëmit që i shkaktohet kështu skenës politike në marrëdhëniet e ndërsjella mes aktorëve politikë, është degradim i thellë i institucionit të Avokatit të Popullit, madje – sipas nesh – nëse ndodhë të bëhet kjo zgjedhje, ky do të jetë një minus i madh në procesin euro-integrues të vendit. Në BE është e pakonceptueshme që dikush që dje ka qenë kandidat politik, pas dy-tre muajsh të pretendojë një funksion kaq jopolitik, siç është Avokati i Popullit. Në këtë mënyrë Maqedonia e Veriut i vë një njollë të rëndë drejtësisë në vendin tonë dhe e devalvon skajshëm rolin e ombudsmanit”, ka theksuar deputetja e AlternAtivA-s, Safije Sadiki- Shaini.

Share.