fbpx

Safije Sadiki – Shaini: Kërkojmë anulimin e konkursit për Avokatin e Popullit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputetja e Alternativës, Safije Sadiki – Shaini, sot në konferencën e dhënë për medie, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, foli për konkursin e Avokatit të Popullit.
“Pasi që tashmë është bërë zyrtare që kandidat për Avokat të Popullit është kandidati për kryeministër i BDI-së, Naser Zyberi, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa është këtu që t’i bëjë thirrje shumicës parlamentare LSDM-BDI që ta anulojë konkursin dhe të shpallë konkurs tjetër, ngase kadidati Zyberi nuk e përmbush kushtin elementar e themelor për të qenë Avokat i Popullit”, tha thënë deputetja Sadiku.
Ajo më tej shtoi se koalicioni AAA-ASH, duke u bazuar në faktet që kandidati në fjalë nuk i përmbush kushtet për të qenë Avokat i Popullit, kërkojmë anulimin e konkursit.

Share.