fbpx

Safije Sadiki – Shaini: Duhet të jemi në anën e interesit të qytetarëve dhe jo të interesave partiake

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditë më parë, në emisionin “Target” me moderator gazetarin Emad Mehmeti në portalin informativ Almakos, deputetja e AlternAtivA-s, Safije Sadiki- Shaini, ka folur rreth gjendjes aktuale politike në vend si dhe propozim ligjin për shtetësi të inicuar nga koalicioni Alternativa – Aleanca për Shqiptarët në Kuvend.

Në pyetjen e gazetarit se A mendoni se ky propozim ligj për shtetësi do të ketë mbështetje edhe nga partitë tjera në kuvend?, çfarë ndodh nëse nuk keni mbështetje nga partitë tjera?, deputetja Sadiki – Shaini u përgjigj kështu:
“Këtë nuk mund ta paragjykojmë ne. Ai është vendim që duhet ta marrin ata. Por, ne jemi të bindur se propozim-ligji ynë është bërë në interes të qytetarëve dhe për të korrigjuar një diskriminim shumëvjeçar që është bërë ndaj qytetarëve që realisht i përmbushin kushtet për shtetësi, ndërsa faktikisht nuk kanë shtetësi. Unë jam fort e bindur se nëse partitë e tjera e kanë parasysh interesin e përgjithshëm të qytetarëve, do ta mbështesin këtë propozim. Ne duhet njëherë e përgjithmonë të mësohemi t’i përkrahim ligjet që janë në interes të qytetarëve dhe jo të mbetemi peng i identiteteve tonë partiake e etnike, duke shkelur ashtu interesat e qytetarëve. E nëse udhëhiqen edhe më tej nga parime të diskriminimit ose duan ta zvarrisin këtë çështje në procedura formale, kjo mbetet përgjegjësi e tyre.
Edhe pse jam optimiste se do ta kalojmë këtë propozim-ligj, megjithatë edhe nëse ai nuk gjen mbështetjen e partive të tjera, patjetër do të kalojë në një rast tjetër kur ne do ta kemi shumicën parlamentare. Me ose pa këtë shumicë, ky diskriminim do të marrë fund më”, përfundoi Shaini.

Share.