fbpx

Safije Sadiki-Shaini: BDI bën pazare politike – qytetarët e paguajnë çmimin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Çështja e parë që duhet ta dijë ky kuvend dhe këta deputetë është se a po përmbushet me këtë propozim pazari mes kryeministrit dhe partnerit të tij të partisë shqiptare? A ka qenë ky çmimi i drejtuesit të partisë shqiptare që ai të heqë dorë nga kërkesa për kryeministër shqiptar? Nëse përgjigjja është pozitive, ndërsa ky propozim sot flet se është e tillë, pyetja që shtrohet detyrimisht pas kësaj është se si do ua arsyetoni qytetarëve që një post kaq të rëndësishëm për të drejtat e popullit, pavarësisht bindjeve politike, është bërë objekt i pazarit politik? Madje, edhe nëse gjeni gjuhë që t’i mashtroni qytetarët, shtrohet pyetja si do ua arsyetoni këtë partnerëve tanë ndërkombëtarë, veçmas atyre të Bashkimit Europian, që presin nga ne një shtet ku drejtësia do të jetë e depolitizuar dhe që nuk është pjesë e pazareve politike? Si do t’i bindni ata se kjo zgjedhje ka ardhur si rezultat i një detyrimi dhe shtrëngimi mes partive politike, gjithnjë duke pretenduar se Avokati i Popullit është posti më jopolitik në shtet? Kush i beson më këtij kryeministri në Bruksel se me gjithë mend e ka integrimin në BE? Nëse ju lejoni që figurat e këtilla kaq të politizuara të kenë mandat të Avokatit të Popullit, ta dini se e ka hëngër dreqi të drejtën e këtij populli. Nëse këto janë vlerat që ju i promovoni, më lehtë e më shpejt mund ta gjejmë veten në ndonjë aleancë me Korenë e Veriut a me Venezuelën, sepse ju po ma tretni shpresën për integrim në BE. Dhe, mos mendoni se qytetarët e harrojnë këtë. Ngase, ju bëni e bëni pazarin, ndërsa qytetarët e paguajnë çmimin. Ata do të duhet edhe shumë vite të mbeten në geton që e ushqeni ju me këtë propozim dhe me këtë qasje antieuropiane”, ka thënë deputetja e AlternAtivA-s, Safije Sadiki-Shaini, në Kuvend para deputetëve në seancën të mbajtur për Avokatin e Popullit.

Share.