fbpx

Safije Sadiki nga Alternativa: Zyberi nuk e përmbush kushtin elementar e themelor për të qenë Avokat i Popullit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Pasi që tashmë është bërë zyrtare që kandidat për Avokat të Popullit është kandidati për kryeministër i BDI-së, Naser Zyberi, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa është këtu që t’i bëjë thirrje shumicës parlamentare LSDM-BDI që ta anulojë konkursin dhe të shpallë konkurs tjetër, ngase kadidati Zyberi nuk e përmbush kushtin elementar e themelor për të qenë Avokat i Popullit sepse
Ligji mbi Avokatin e Popullit në

Nenin 3 thotë:
– Avokati i Popullit është i pavarur (i pa ndikuar) në ushtrimin e detyrës.

Dhe në Nenin 8 thotë:
– Funksioni Avokat i Popullit është i palidhur (i pa lejueshëm) me ushtrimin e ndonjë funksioni tjetër publik, profesioni apo anëtarësimin në parti politike.

Siç e di i gjithë opinioni, z. Naser Zyberi para 5 muajsh ishte kandidat i BDI-së për kryeministër, pra një figurë krejt politike, andaj si i tillë në këtë mënyrë atij i pamundësohet ta ushtrojë një detyrë që për nga natyra është jopolitike dhe me neutralitet të theksuar jopolitik”, ka thënë në press konferencë të mbajtur dje para mediave, deputetja e AlternAtivA-s, Safije Sadiki – Shaini.

Share.