fbpx

Safije Sadiki nga Alternativa pyet qeverinë: Çfarë Maqedonie të Veriut do të kemi nëse nuk kemi integrim në BE?

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në intervistën e dhënë për Almakos nga moderatori Emad Mehmeti, deputetja e Alternativës, Safije Sadiki – Shaini, ka folur për rrethanat politike në vend dhe propozim ligjin për shtetësi.
Cili është qëndrimi i partisë Alternativa në lidhje me kontestin e ri me Bullgarinë?, Çfarë roli po luan ministri shqiptar Osmani dhe cili duhet të jetë qëndrimi shqiptar në këtë kontest?

‘’Alternativa ka qenë dhe është konsistente se integrimi në Bashkimin Europian nuk guxon të pengohet me agjenda të tjera. Prandaj, ndonëse ne kemi empati për maqedonasit në kuptim të mbrojtjes së gjuhës dhe të identitetit të tyre, si edhe mirëkuptim për argumentet që i ofron pala bullgare, krejt këto janë të pamjaftueshme para faktit se kështu po pengohet integrimi i vendit në BE. Çfarë na duhet ta dimë se kush është më shumë a më pak fajtor në kohën që për ne nuk ka BE? Ky moment e ka zënë ngushtë edhe BE-në, e cila as nuk mund të prodhojë zgjidhje të kontestit e as që po mund të ofrojë zgjidhje tjetër për tejkalimin e këtij ngërçi. Prandaj, këtu nuk ndihmon as patetizmi medial i ministrit të Jashtëm, i cili në kohën kur vizatohet e ardhmja jonë, ai e ka dert krekosjen e tij mediale dhe postimet pa shije diplomatike nga detyra e mjekut.
Unë kam drojë të madhe se çfarë Maqedonie të Veriut do të kemi nëse nuk kemi integrim në BE’’, ka përfunduar Safije Sadiki – Shaini.

Share.