fbpx

Safije Sadiki nga Alternativa: Nga anulimi i regjistrimit fitoi Mickoski e humbën shqiptarët

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Ndonëse nuk e kemi këtu, do të doja t’ia kujtoj edhe kryetarit të VMRO-së se ai – ndonëse është fituesi më i madh nga kjo shtyrje – njëherazi është bërë bashkëpjesëmarrës në këtë vepër penale. Natyrisht, e kuptoj arsyen e z. Mickovski dhe ai ka të drejtë në planin etnik. Ai dhe partia e tij bënin thirrje për bojkot dhe sikur ky regjistrim të vazhdonte, atyre vërtet mund t’u dilte keq hesapi. Prandaj, ai luajti mrekullueshëm – thjesht i shpëtoi maqedonasit nga dështimi, sigurisht duke e përdorë kryeministrin e zënë ngushtë dhe duke i instrumentalizuar disa shqiptarë, që sot janë bërë bashkë me të. Ai sot e shpallë fitoren etnike, edhe pse nesër mund të përballet me drejtësinë”, ka thënë në fjalimin e saj në Kuvend, deputetja e AlternAtivA-s, Safije Sadiki – Shaini.

Share.