fbpx

Safije Sadiki: Mendësia e mbrapshtë e ka dëmtuar shoqërinë dhe shtetin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Mendësia e mbrapshtë na ka sjellur në situata shumë të palakmueshme, ku shumica e njerëzve e sidomos të rinjëve po e lëshojnë vendin se nuk po shohin perspektivë, nga numri i këtyre që kanë shkuar dhe po shkojnë ka edhe shumë mjek dhe personel mjeksorë, të cilët po të kishte treguar shteti më shumë interes dhe kujdes për ta sot do ti kishim këtu e nuk do kishim mungesë të mjekëve dhe stafit mjeksorë në menaxhimin e pandemisë.
Ky është vetëm një dëm që po përmend e që padyshim është fundamental për zhvillimin e shtetit. Kjo mendësi ka dëmtuar edhe shumë sfera të jetës shoqërore si shëndetësinë, arsimin, kulturën dhe padyshim ka stagnuar zhvillimin ekonomik gjë e cila mund të vërehet në shumë parametra ekonomik siç janë rritja e deficitit tregtar i cili edhe sipas parashikimeve të juaja pritet të rritet në 13.2%, rritja e huazimeve, rritja e borxhit,etj, dhe derisa nuk del ndonjë lider që do të udhëheq këtë shtet e që do ndryshojë mendësinë që dmth në radhë të parë do ta vendos zhvillimin e shtetit e jo të partisë së tij ne nuk do të dalim nga kriza dhe letargjia që na ka kapluar vite me rradhë.
Fakti i dytë që kisha dashtur ta përmend në këtë elaborim është diskriminimi etnik. Janë të kota
deklarimet politike për përfitimin e votave shqiptare të eksponentëve të LSDM për shoqëri të barabartë, kur veprimet e tyre janë krejtësisht të kundërta, e kjo është vërejtur në gjitha buxhetet e tyre të propozuara përfshirë edhe këtë për vitin 2021”, ka theksuar deputetja e AlternAtivA-s, Safije Sadiki – Shaini, gjatë diskutimit të propozim buxhetit për vitin 2021 në Kuvend.

Share.