fbpx

Sa kushton shërimi i pacientëve me Covid-19? Shifra maramendese

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tash esht Koha

Qeveria kineze ka shpenzuar mesatarisht rreth 23.000 juanë (rreth 3.200 dollarë amerikan) për shërim të pacientëve nga koronavirusi me pneumoni, citohet në “Librin e bardhë” që sot e publikoi Këshilli shtetëror kinez nën titullin “Lufta kundër Covid-19:Aksion kinez”.

“Deri më 31 maj llogaritë mjekësore për 58.000 pacientë me diagnozë të vërtetuar janë mbuluar nga sigurimi i tyre shëndetësor. Vlera e tërësishme për atë arrin 1,35 miliard juanë ose 23.000 juanë për person”, thuhet në dokumentin e Këshillit Shtetëror.

“Çmimi mesatar për shërim të një pacienti të sëmurë serioz tejkalon 150.000 juanë (rreth 21.200 dollarë amerikan). Në disa raste kritike, shpenzimi tejkalon miliona juanë (rreth 141.000 dollarë). Të gjithë ato ishin mbuluar nga shteti”, kanë llogaritur autoritetet shëndetësore.

Qeveria deri tani ka ndarë gati 23 miliardë dollarë amerikan për shërim dhe parandalim të sëmundjes, si dhe masa tjera për luftë kundër epidemisë.

“Libri i bardhë” për trajtim të koronavirusit detajisht i përshkruan veprimet që Qeveria kineze i ka ndërmarrë në luftën kundër epidemisë nga 27 dhjetori i vitit 2019 deri në fund të muaji maj të këtij viti./mia

Tash esht Koha
Share.