fbpx

Sa ‘kushtojnë’ deputetët shqiptarë në Parlament

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sa ‘kushtojnë’ deputetët shqiptarë në Parlament

Ish-ministri i Kulturës, tashmë deputet nga radhët e Alternativës, Hysni Ismaili dhe deputeti Bastri Bajrami nga Lëvizja BESA, janë deputetët më të pasur shqiptarë në përbërjen e re të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut. Në bazë të dhënave të Komisionit Antikorrupsion, gjegjësisht Letrës anketuese për gjendjen pronësore, të cilën deputetët obligohen ta dorëzojnë te ky institucion, mund të shihet se deputeti Ismaili posedon më shumë lloje të pronave.

Vetëm tokë në emër të prindërve e regjistruar në Tetovë, deputeti Ismaili posedon në vlerë prej mbi 47 milionë denarë. Ai po ashtu posedon edhe dy hapësira afariste, dy shtëpi dhe dy banesa të regjistruar si pronë personale – vlera e të cilëve i tejkalon 24 milionë denarë. Njëherësh, ai në Letrën anketuese ka lajmëruar se posedon edhe disa automjete dhe sende tjera, por pa precizuar pronësinë, shkruan gazeta KOHA.

Share.