Sa është serioz lëndimi i Pjanic ndaj Lecce?

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

14:01 | 28 Tetor 2019

Miralem Pjanic ka siguruar tifozët e Juventusit se dëmtimi që pësoi ndaj Lecces nuk duket serioz.

Mesfushori u zëvendësua nga Sami Khedira në pjesën e dytë të barazimit 1-1 me ekipin e sapo promovuar, duke u larguar me një problem të dyshuar të kofshëve.

Pas përfundimit të provave këtë mëngjes, boshnjaku postoi një fotografi në Instagram me gishtin e madh dhe mbishkrimin “gjithçka është mirë” për të qetësuar frikën e një dëmtimi afatgjatë.

Sidoqoftë, mbetet për t’u parë nëse ai do të jetë i aftë për të dalë në fushë kundër Genoas këtë të mërkurë ose në Derby della Mole me Torino pas kësaj. /Lajmi.net/ 

Share.