fbpx

Rritet numri i të Infektuarve në Gjermani… Ja çfarë ka ndodhur

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 1,499 raste të reja të koronavirusit. Një ditë më parë u regjistruan 814 raste.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 252,298, shkruan “The Guardian”.

Gjatë 24 orëve të kaluara u regjistruan edhe katër viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i viktimave nga sëmundja e re shkoi në 9,329.

Gjermania është në mesin e shteteve me numrin më të lartë të të infektuarve në Evropë, por ka dukshëm më pak viktima se Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Spanja.

Share.