13:12 | 27 Tetor 2019

komuna
13:12 | 27 Tetor 2019
Komuna e Prishtinës e ka dënuar me gjobë prej një mijë eurosh kompaninë përgjegjëse për shembjen e dheut në rrugën “Sami Plakolli” në Prishtinë.
Siç njofton komuna e Prishtinës, pala përgjegjëse është gjobitur 500 euro nga inspektori kujdestar i Sektorit të Ndërtimit dhe 500 nga inspektori kujdestar i Sektorit të Rendit Komunal.
Komuna njofton se vazhdimi i punimeve në ndërtimin e këtij objekti do të jetë i mundur vetëm pasi të vendoset muri mbrojtës sipas lejes ndërtimore, dhe pasi të rregullohet pjesa e dëmtuar e rrugës, përcjell lajmi.net.
Njoftimi i plotë:
[embedded content]