23:20 | 28 Tetor 2019

23:20 | 28 Tetor 2019
Cristiano Ronaldo është kallxuar një njeri shumë i madh edhe jashtë fushës së blertë, me gjestin e fundit që ka bërë.
Ylli i Juventus, Ronaldo, ka dërguar nga një dhuratë për secilën nga anëtarët e kombëtares së Portugalisë U17 – vashat- dukë përcjell edhe një mesazh për to.
Anash këpucëve sportive që ka dërguar, Ronaldo u ka thënë vashave të reja portugeze: “Ndiqni ëndrrën tuaj”, transmeton lajmi.net.
Kjo dhuratë erdhi pasi vashat portugeze kanë mposhtur Latvian me rezultatin 4:0, për tu kualifikuar në raundin elitë të kualifikueseve për Euro 2020.
Ronaldo veçse është një hero në Portugali, por këto gjeste vazhdojnë të rritin figurën e tij të jashtëzakonshme. /Lajmi.net/