22:19 | 20 Tetor 2019

22:19 | 20 Tetor 2019
Skuadra e Romës ka kërkuar falje për vërshëllimat raciste në stadium, drejt Vieira.
Ronaldo Vieira ishte subjekt i vërshëllimave dhe fyerjeve raciste në ndeshjen Roma – Sampdoria.
Ish anëtari i Leeds United luajti gjatë gjithë ndeshjes dhe kishte momente kur tifozët shfaqen sjellje raciste ndaj tij.
Pas ndeshjes, skuadra e Romës i ka kërkuar falje publikisht lojtarit, për ngjarjet që ndodhën në stadium.
“Roma dëshiron t’i kërkojë falje Ronaldo Vieira për vërshëllimat raciste” ka shkruar skuadra e Romës në ‘Twitter’, përcjell lajmi.net.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe skuadra e Sampdoria, duke shkruar se jemi të gjithë të bashkuar për tu përballur me racizmin. /Lajmi.net/