9:24 | 20 Tetor 2019

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR)
09:24 | 20 Tetor 2019
Në QNR është duke vijuar normalisht procesi i rinumërimit të vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për lajmi.net se deri mbrëmë janë numëruar 219 vendvotime.
“Mund t’iu konfirmojmë se deri të shtunën në mesnatë janë rinumëruar 219 vendvotime nga 530 sa është totali i tyre. Procesi i rinumërimit është duke u vëzhguar vazhdimisht nga vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtar“, ka thënë Elezi.
Ai po ashtu ka thënë se pas rinumërimit do të fillojmë me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta. /Lajmi.net/