fbpx

Rexhepi i përgjigjet Kostadinovit: Turpi është te ju, keni lënë dhjetra mijëra në mëshirën e fatit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shkup, 23 mars – Zhurnal – Koordinatori i grupit parlamentar të opozitës shqiptare Aleanca dhe Alternativa, Skender Rexhepi, ka drejtuar një sërë kritikash në adresë të LSDM-në, si një kundërpërgjigje ndaj akuzave të kësaj të fundit, e cila përmes zëdhënësit Kostadinov, tha më herët se “është e turpshme që një deputet t’u thotë qytetarëve të bëjnë durim për një muaj pa pagë, ndërsa i njëjti deputet të vijë këtu në Kuvend të mos marrë pjesë në seanca dhe të marrë pagë mujore”, raporton Zhurnal.mk

“Rezili nuk mund të kuptojë fjalën turp”, shkruan Rexhepi në prononcimin e tij për Zhurnal, në të cilin thotë se e turpshme është që shumica parlamentare dhe qeveria i diferencojnë qytetarët sipas tekeve të tyre primitive, derdhin lot krokodili për një kategori të qytetarëve, ndërsa një kategori tjetër e diskriminon në të gjitha fushat qytetëruese.

“Turp êshtë që shumica parlamentare bashkë me qeverinë të luajnë me fatin e dhjetra mijëra qytetarëve duke i lënë në mëshirën e fatit pa asnjë ndihmë qoftë sociale, shëndetêsore apo finaciare, jo një muaj por plot 30 vite. Turp është që njerëz të moshuar me vite të bredhin nëpër institucionet maqedonase e të lusin për të drejtën e shtetësisë, e drejtë kjo e mbrojtur me të gjitha konventat ndërkombëtare, e ju me përbuzje ti refuzoni vetëm e vetëm që janë shqiptarë”, shkruan mes tjerash Rexhepi.

Deputetit Rexhepi shprehet se aspak nuk është e turpshme të luftosh për një çështje humane siç është të kërkuarit e shtetësisë për të diskriminuarit, por siç thotë, turp për LSDM-në është që shkaku i nacionalizmit të saj, njëjtë si ai i VMRO-së, në burgjet vuajnë shqiptarë të pafajshëm nga rastet e montuara politike.

Kujtojmë se Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) gjatë ditës kritikoi qasjen e koalicionit Aleanca dhe Alternativa në Kuvend, për të cilët tha se po bëjnë çmos për të bllokauar të gjitha proceset e rrëndësishme për qytetarët dhe për ardhmërinë e vendit.

Zëdhënësi partiak Kostadinov I bërri thirrje opozitës, që nëse duan të bllokojnë, le t’i kthejnë pagat e tyre këtë muaj, sepse ata nuk bënë asgjë përveç bllokadave.

Të gjithë kësaj situate i ka paraprirë pamundësia e shumicës parlamentare të votojë ligjet antikrizë nga pakoja e pestë e masave për përballje me Kovid-19, nga shkaku i mijëra amandamenteve të opozitës shqiptare e cila bllokon shtëpinë ligjvënëse, si pasojë e refuzimit që ju bë propozimit-ligjit të saj për shtetësi.

Share.