fbpx

Regjistrimi do të dështojë: Zaevi dhe Ali Ahmeti merren vesh që të anulohet regjistrimi – shkaku i rritjes së numrit të shqiptarëve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

.Regjistrimi i popullsisë në diasporë ka filluar me shumë probleme serioze dhe joprofesionalizëm. Derisa e njëjta procedurë pritet që të fillojë edhe në vend, informatat jozyrtare brenda partive qeveritare LSDM-BDI thonë se procesi i regjistrimit të popullsisë pritet që të anulohet dhe me këtë edhe të dështojë. Gjithë kjo lojë e dështimit të procesit për regjistrim të popullsisë, sipas informatave jozyrtare, thonë që vjen pas marrëveshjes së fshehtë mes Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit, ku thuhet se partnerët qeveritarë janë dakorduar që të anulojnë gjithë procesin e regjistrimit shkaku i frikës nga rritja e numrit të shqiptarëve në vend.
Analistët politikë thonë se nëse dështon i gjithë procesi në fjalë, kjo sipas tyre mund të jetë marrëveshja e fshehtë mes Zaevit dhe Ahmetit, me të vetmin qëllim që shqiptarët mos të dalin me numër shumë të madh në regjistrim. Sipas një analize të institucioneve relevante në vend, nëse regjistrimi bëhet me shifra reale, thuhet se numri i shqiptarëve në vend është afro 40% të popullsisë së përgjithshme.
Se a do të anulohet regjistrimi shkaku i numrit të shqiptarëve, ashtu siç ndodhi edhe më herët në vitin 2011, kjo gjë do të definohet ditëve në vijim, kur pritet të dalin me qëndrime zyrtare partnerët qeveritarë Zaev-Ahmeti.

Share.