fbpx

Reformat e brendshme në Alternativa po japin rezultate në terren

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Reformat e filluara muaj më parë nga partia e Afrim Gashit “Alternativa”, ka filluar të japin rezultate të suksesshme në terren, në shtrirjen strukturore të kësaj partie nga komuna e Likovës deri në Strugë.
Informatat jozyrtare brenda Alternativës thonë se kjo parti tashmë ka filluar të fuqizohet strukturalisht edhe në zonat 5 dhe 6 zgjedhore, duke aderuar figura të reja me ndikim brenda këtyre zonave.
Sipas të njëjtit burim, marrim vesh se deri më tani kjo parti ka rifreskuar strukturat e saja në degën e Likovës, Gostivarit dhe Strugës, ndërsa së shpejti pritet të përfundojnë reformat edhe nëpër degë tjera të kësaj partie.
Bashkë me reformat strukturore brendapartiake, ditë më parë kryetari i partisë, Afrim Gashi, nëpërmjet rrjetit social Facebook, kishte lajmëruar se ata kanë filluar edhe me anëtarësimet e reja brenda partisë.
Ndryshe, edhe anketat e fundit relevante në vend e kanë nxjerr Alternativën si parti shqiptare që ka rritje të fuqishme në terren, siç ishte edhe anketa nga instituti SIA VISTA, që koalicionin Alternativa – Aleanca për Shqiptarët e nxori fitues tek shqiptarët, duke lënë pas BDI-në me afërsisht 2% diferencë.

Share.