fbpx

Raste të reja me koronavirus në Dibër

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Personat që janë shtetas të Kosovës e që janë të vendosur në Banjat e Dibrës Capa do të evakuohen në bazë të një protokolli kur të përfundoj karantini i tyre – që do të thotë se u kanë ngel edhe 5 ditë e të vizitohen nga mjek specialist e pastaj do ta lëshojnë Dibrën. Këtë e theksoi kryetari Komunës, Hekuran Duka në pres konferencën e sotme. Gjithashtu, ai shtoi se ka një rritje të numrit të personave të prekur nga virusi COVIT-19.

Ai u shpreh se deri sot, numri i personave të prekur me koronavirus në Dibër ka shkuar 36 që do të thotë se janë evidentuar edhe katër raste të reja mbrëmë dhe dy raste të tjera sot. Kryetari i Komunës, i cili është edhe kryesuesi i Shtabit operativ lokal, sqaroi se aktualisht janë realizuar 209 teste nga ana e Njësisë të shëndetit publik në Dibër, nga të cilët kanë dalë pozitivisht katër persona. Tani numri i të infektuarve në Dibër është 36, 13 prej tyre janë në klinikë, ndërsa 23 në mjekim shtëpiak. Gjithashtu në izolim shtëpiak janë 133.

Në këtë kohë të vështira për Dibrën, ndihmat janë të mirëseardhura. Shtabi operativ informoi se Elektroekonimia e Maqedonisë ka siguruar 1000 paketa me artikuj ushqimor dhe miell dhe ato janë shpërndarë në qytet, si dhe në fshatrat Zepisht, Otishan, Kosovrast i Poshtëm, Kosovrast i Epërm, Mogorçë…

Share.