Rashidi: Deri më tani, Taravari i vetmi kandidat për kryetar partie!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Syria Rashidi tha se deri tek Komisioni i Aleancës për Shqiptarët deri më tani ka arritur vetëm kandidatura e Arben Taravarit për kryetar partie, përcjell TV21. Rashidi tha se sonte përfundon afati për paraqitje të kandidaturave, ndërsa theksoi se Taravari ka paraqitur kandidaturë me mbi 1865 nënshkrime nga degët e partisë, ndërsa kryetari pritet të zgjidhet në kongresin jashtëzakonshëm me 17 dhjetor në Tetovë.

“Në emër të Komisionit mund të ju njoftoj se sonte përfundimisht përfundon afati i dorëzimit të kandidaturave për kryetar partie dhe kam nderin të informoj se deri më tani, te Komisioni ka arritur vetëm një kandidaturë, kandidatura e prof.dr. Arben Taravarit, nënkryetarit të deritashëm të partisë, dhe ushtruesit të detyrës, kryetar partie deri në kongresin e jashtëzakonshëm”, tha Rashidi.

Share.