Rashica shkëlqen, Werderi fiton

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

20:26 | 30 Tetor 2019

Werder Bremen ka siguruar kalimin në raundin tjetër të Kupës së Gjermanisë.

Skuadra e Milot Rashicës ka mposhtur në shtëpi 4:1 Heidenheimin.

Edhe në këtë ndeshje, me lojë të mirë u dallua Milot Rashica, i cili realizoi edhe një gol të bukur në minutën e 6’ të takimit.

[embedded content]

Bittencourt, Klaassen dhe Friedl ishin golashënuesit tjerë për Werder Bremen.

Golin  vetëm për mysafirët e shënoi Schnatterer nga penalltia në minutën e fundit të pjesës së parë./Lajmi.net/

Share.