18:35 | 22 Tetor 2019

18:35 | 22 Tetor 2019
E ardhmja e Ivan Raktic po fillon të bëhet interesante, me lojtarin që pritet të largohet nga Barcelona.
Mesfushori kroat do të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit, dhe tashmë disa skuadra janë të interesuara për të.
Sipas ‘Sport’, Inter, Milan, Manchester United dhe Paris Saint Germian janë të interesuara për Rakitic, përcjell lajmi.net.
Gazeta sqaron se Rakitic ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit në Angli, me skuadrën e Milanit, destinacionin e preferuar.
Rakitic te Barcelona është transferuar në vitin 2014 nga Sevilla./Lajmi.net/