9:22 | 25 Tetor 2019

09:22 | 25 Tetor 2019
Manchester United nuk është skuadra e preferuar e Ivan Rakitic për të transferim në të ardhmen, me mesfushorin që po pëlqen një lëvizje në drejtim të Milanit apo PSG-së.
‘Sport’ pretendon se mesfushori 31 vjeçar është i vendosur të largohet nga ‘Camp Nou’, pasi këtë sezon ka bërë vetëm gjashtë paraqitje në La Liga.
Është raportuar se Manchester United janë në bisedime me Barcelonën për transferimin e kroatit për 35 milionë euro, përcjell lajmi.net.
Sidoqoftë, familja e tij po refuzon një kalim në Premierligë, dhe kjo mund të ndikojë në vendimin përfundimtar të lojtarit.
Milan dhe PSG, janë dy destinacionet më të mundshme të Raktic, që në të kaluarën ka veshur fanellën e Sevillas, Schalke dhe Basel./Lajmi.net/