fbpx

Qeveria me vendim për dasmat!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria me vendim për dasmat!

Qeveria e RMV-së ka miratuar Rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, konform së cilës, të gjithë shtetasit e Kosovës që kalojnë nëpër Maqedoninë e Veriut janë të obliguar të prezantojnë test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë.

Në seancën e sotme Qeveria ka pranuar mendimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse që të mos pranohen kërkesat për ndryshime të Protokollit për punë të objekteve hotelerike, respektivisht të mbetet ndalesa për organizimin e solemniteteve me muzikë (dasma e ahengje tjera), me qëllim të parandalimit të Virusit.

Qeveria ka shqyrtuar edhe miratuar Informatën për pagesën e të drejtave në para nga mbrojtja sociale për muajin Gusht 2020, dhe ka ngarkuar Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale t`i dorëzojë të dhënat për shfrytëzuesit e të drejtave për para në bankat afariste më së voni deri më 01 Shtator 2020 që të sigurohet qasja deri tek këto mjete për muajin Gusht përmes bankomateve dhe në rrjetet tregtare nga 02 Shtatori 2020.

Share.