fbpx

Qeveria mblidhet serisht në ora 15:30, në agjendë gjendja me Covid-19

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tash esht Koha

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot me fillim nga ora 15:30, përmes një video-konferencë pritet të mbajë mbledhjen e saj të 64-të.

Në seancën e sotme do të rishikohen dhe do të miratohen procesverbalet e mbledhjes së 71-të nga Shtabi kryesorë për koordinim dhe menaxhim me krizën e shkaktuar nga Covid-19 që u mbajt me 10 qershor 2020.

Në këtë seancë, me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë në rendin e ditës, ndër të tjera, është edhe Informacioni në lidhje me Programin për Subvencioneve, respektivisht programi për bashkëfinancimin e ngjarjeve për vitin 2020.

Qeveria do të rishikojë informacionin për vënien në funksion të faqes së internetit për donacione elektronike, solidarnost.gov.mk.

Tash esht Koha
Share.