fbpx

Qëndroni në Shtëpi…Ja çfarë po Ndodhë në këtë Pjesë të Italisë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mëngjesin e sotëm qyteti Crotone i Italisë është përfshirë nga përmbytjet. Ekipet e shpëtimit dhe Mbrojtja Civile kanë qenë në gatishmëri për të ndihmuar qytetarët e Crotone, të cilët kanë mbetur të bllokuar në banesat e tyre për shkak të përmbytjeve të mëdha.

Për shkak të motit të keq qendra dhe periferitë e qytetit janë bllokuar nga përmbytja. Autoritetet italiane i kanë bërë thirrje banorëve që të mos krijojnë panik.

Vincezo Voce, kryetari i Bashkisë së Crotone, ka deklaruar se deri në këto momente nuk ka persona të lënduar apo viktima nga përmbytjet, ndërsa ka paralajmëruar banorët se moti i keq mund të çojë drejt përkeqësimit të situatës.

Voce gjithashtu i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë pasi mund t’iu rrezikohet jeta. Opinion.al

Share.