Që nga tani e tutje, ‘Apple Watch’ do jetë në gjendje të vërejë sulmin në zemër

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

15:51 | 26 Nentor 2019

Ora e mençme e dorës nga radhët e Apple mund të arrijë të zbulojë nëse do keni sulm në zemër, pohojnë shkencëtarët.

‘Apple Watch’, e cila do kushtojë 375 euro, tashmë ka vënë në vërtetësi zbulimin e rrahjeve të pazakonta të zemrës, transmeton lajmi.net.

Hulumtuesit tani pretendojnë se pajisja është mjaftueshëm precize për të vërejtur një sulm në zemër.

Sidoqoftë, ata kanë nxitur të keni kujdes, meqë nuk janë kryer studime klinike për të vërtetuar teorinë e tyre.

Nëse kjo do jetë e vërtetë, ajo do të zbatohej vetëm për Apple Watch Series 5, i cili u lansua shtator, ose në Serinë 4 të vitit të kaluar. /Lajmi.net/

Share.