fbpx

Publikohet letra/ Kryeprokurori i Speciales parashikon burg të përjetshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në një letër të publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës së Hagës, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Jack Smith teksa i drejtohej gjyqtarit Nicola Guillo, ka përmendur argumentet se përse ish-presidenti Thaçi duhej të arrestohej.

Madje në fillim ai kishte shprehur një lloj frike se Thaçi mund të arratisej për shkak të aktakuzës. Smith vijon më tej duke theksuar se Thaçi mund të kryejë edhe te keqija të tjera dhe të pengojë procedurat e gjykimit, ndërsa shkruan se mund të parashikohet edhe burgimi i përjetshëm për të.

Letra e Smith:

Përderisa të dhëna të caktuara dhe të përgjithshme në lidhje me aktakuzën e dorëzuar dhe të pakonfirmuar janë publikuar, ndjenja nxitëse e z.Thaçi për t’u arratisur, për t’i penguar procedurat dhe për të kryer krime të mëtutjeshme do të rritet drastikisht posa ai të informohet për aktakuzën e konfirmuar dhe për hollësitë e akuzave të konfirmuara, të cilat mund të sjellin dënim me burgim të përjetshëm.

Share.