fbpx

Pse Alia e ndjen veten të thirrur për ta deblloku kuvendin?

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot Ali Ahmeti mes tjerash paska deklaruar se është i gatshëm të ulet dhe të bën kompromis me opoziten shqiptare për ta deblloku punën e kuvendit,
Nuk e di prej nga ky e sheh veten të thirrurr në këtë çështje, opozita shqiptare bllokimin e kuvendit e ka bërë për ti detyruar partitë maqedone që në mënyrë të fshehtë janë akorduar ta bllokojnë ligjin për nënshtetësi, në këtë rast VMRO është ajo që e mbaroj punën deri në fund duke bërë amandamente pa fund për ta blloku të njëjtën.
Nga kjo vërtet është për tu habitur pse Ali Ahmeti e ndjen veten të thirrur, koalicioni Alternativa dhe Aleanca për shqiptarët qartë ka deklaruar që partitë maqedone duhet të reflektojnë duke i tërheq amandamentet e tyre për ta deblloku ligjin për nënshtetësi, ndoshta edhe Aliu ka të drejtë, ndoshta e ka të qartë meqë askush nuk e llogarit atë si mbrojtës i shqiptarëve dhe e sheh veten krah për krah me partitë maqedone.
Ali ty shqiptarët të kanë dhënë mjaftë kohë për ta rregulluar dhe përmisuar jetën e tyre, ti je marr me shitje të lokaleve në stilin futja-hedhja dhe rri në atë fushë se je profesionalizu per tua futur-hedhur njerëzve dhe lëri ata që dinë dhe kanë kapacitet ti ecin çështjet shqiptare përpara.
Për ty Ali dhe partinë tënde çështje të rënda janë këto punë, si ligji për shtetësi. Mos u përzieni këtu, merruni me uzurpime pronash, vjedhje të buxheteve qendrore e komunale, merruni me vjedhje të disa centimetrave asfalt, me çmimore për punësime, merruni me këto se ju shkojnë për dore, dhe mos hyni në këtë fushë ku Alternativa dhe Aleanca për Shqiptaret janë duke vrapu se ju merr uragani.
E kuptoj unë këtë gjendje të Ali Ahmetit dhe BDI-së në përgjithësi, janë të humbur në hapësirë dhe me çdo kusht kërkojnë rrugëdalje nga ky moment që ju ka ardhur shkaku opozitës shqiptare që po bën punë për mrrekulli, BDI deri tani në 20 vite pushtet ka qenë komode dhe pa asnjë kërcënim shkaku se opozita ka qenë e dobët dhe e pafuqishme, tani pas 20 viteve BDI ballafaqohet me Alternativën dhe Aleancën që është kërcënim serioz për ta dërguar Bdi-në në opozitë me këtë edhe zhbërjen e këtij subjekti politik i cili 20 vite shqiptarëve u solli dhimbje, kërcënime, shantazhime, hajni, vëllavrasje, raste të montuara politike e shumë të këqija tjera.
Ali lësho rrugën se treni i quajtur Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët është nisur dhe ti smundesh me ndal dot!

Mubekir Palloshi

Share.