fbpx

PROVA: Covid u zhvillua në laboratorin e Wuhan, virologia kineze thotë se ka prova

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në një intervistë për një televizion në Mbretërinë e Bashkuar, Dr Li-Meng Yan pretendoi se ajo ishte caktuar në një ekip që po ndërmerrte një “hetimi sekret” rreth shpërthimit të Covid-19 në Wuhan, në dhjetor të 2019.

Një ish-virologe kineze nga Hong Kong, Dr Li-Meng Yan, ka pohuar se virusi SARS-CoV-2 u zhvillua në një laborator qeveritar në Wuhan dhe gjithashtu tha se ajo ka prova për të mbështetur pretendimin.

Li-Meng pohoi gjithashtu se virusi pëson shumë mutacione dhe se tregu i prodhimeve të detit në Wuhan dhe teoritë e tjera në lidhje me shpërthimin e virusit ishin vetëm një hi për të mbuluar të vërtetën.

Li-Meng tha se virusi nuk ishte “nga natyra”. “Kjo është e bazuar në Institutin Ushtarak të Kinës që zbuloi dhe zotëronte disa koronaviruse me emrin CC45 dhe ZXC41. Bazuar në këtë, pas modifikimit të laboratorit, ai u bë një virus i ri”.

Edhe në korrik të vitit 2020 gjithashtu, në një intervistë për Fox News, Li-Meng kishte pohuar se autoritetet kineze dinin për shpërthimin e koronavirusit në dhjetor të vitit të kaluar, megjithatë ata zgjodhën të heshtnin për këtë.

Për më tepër, ajo kishte shtuar që instituti i saj, Shkolla e Shëndetit Publik në Universitetin e Hong Kongut, e cila ishte gjithashtu e lidhur me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), i kishte kërkuar asaj të qëndronte e heshtur për këtë.

“Autoritetet detyruan familjen time të thotë se nuk ekzistoj!”

Në dhjetor 2019, Li-Meng u caktua në një ekip që po ndërmerrte një “hetim të fshehtë” në lidhje me shpërthimin në Wuhan.

Share.