fbpx

Profesori i njohur nga Shkupi, Muhamed Krasniqi i bashkohet listës për këshilltarë komunal në Çair nga koalicioni AAA & ASH

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Profesori i njohur nga Shkupi, Muhamed Krasniqi i bashkohet listës për këshilltarë komunal në Çair të koalicionit AAA & ASH. Lajmin në fjalë, për kandidimin për këshillin komunal në Çair, ka ardhur nga vet profesori Muhamed Krasniqi, i cili mes tjerash në rrjetin social facebook ka shkruar:

Të nderuar miq,

Të nderuar bashkëvendas të Komunës Çair!

Sot, në prag të zgjedhjeve lokale (17 tetor 2021), kam nderin t’ju njoftoj që me propozim të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe AlternAtivA, me kënaqësinë më të madhe pranova që të jem pjesë e listës së këshilltarëve komunal.

Besoj fuqishëm se së bashku me kolegët e mi, do të përkujdesemi e veprojmë në promovimin e moralit, edukatës, arsimit dhe ruajtjes së traditës dhe vlerave tona kombëtare.

Ju ftoj në përkrahjen tuaj, të gjithë së bashku për një Çair më ndryshe!”, ka përfunduar Muhamed Krasniqi.

Share.