fbpx

Profesori i ekonomis i pergjigjet pyetjes PSE JO

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëse subjektet politike në këtë rast partitë politike që janë të mishëruar me qeverisjen e vendit do duhet të paraqesin platforma politike, ajo do të duhej të ishte në formë të llogaridhënies.

Në këta rast nëse parashtrojnë pyetje retorike si “Pse Jo?” do duhet patjetër dhe të sqarojnë në mënyrë taksative si të bëhet? Por nga se marketingun e tyre politik e bazojnë në reklama që duken se janë motivuese, por në fakt janë tallje për idenë politike që e mbajnë.

Paramendoni, nga oda e burrave dhe çiftelia të transferoheni në salla sporti dhe lojën e hendbollit (me gjithë respektin për miqtë që janë hendbollist profesionist dhe që askush nuk i ka përkrah së paku moralisht) të jetë sporti ynë kombëtar shqiptarë, mbase palës tjetër do kishte hije.

Qytetari dhe njëkohësish votuese e ka të drejtën e tij që të kërkoj llogaridhënie për realizimin e nevojave e dëshirave të veta si dhe avancimin e tij në të drejtat dhe obligimit që i ka. Mbase për mendimin tim kërkesa të integruara, inkluzive, pragmatike që do i kenë subjektet politike shqiptare në qeverinë e ardhme do jen më frytdhënëse se sa lidhja për poste të caktuara, ose fundja të fillojmë të bartim obligime për çdo dikaster administrativ dhe politik në qeverisjen, qofte edhe për kryeministër nga radhët e partive politike(kryetarë partie). Në qofte se kërkojmë kryeministër do ishte e preferuar të jetë vet kryetari i B.D.I së, sepse ka një veprim dhe mishërim me idenë e partisë. Tash kthehemi përsëri të salla dhe luajtja e hendbollit, nëse z.Ali Ahmeti hyn në lojë në pjesën e dyte dhe përmbys rezultatin në favor të tij si duhet ta kuptojmë ne votuesit?

Si, unë do jam kryeministri i vërtete në fakt, por do vendosi z.Naser Ziberin vetëm ashtu sa për figurë. Kryetari i B.d.i së z. Ali Ahmeti nësë është ashtu si deklarohet “bartës i proceseve politike në vend” do duheshe të jetë dhe kandidat për kryeministër. Përndryshe, ideja për kryeministër shqiptarë më pëlqen por do më pëlqente edhe më shumë nëse kjo bëheshe më platformë të përmbajtur politike dhe me përfshirjen e komplet bllokut politik shqiptarë.

Unë, personalisht nuk besoj në sinqeritetin politik, sepse nuk di si ta bëj matjen e tij dhe asasi nuk di si ta argumentoj gënjeshtrën. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë potencial human që mund ti bëjnë ndryshime të mëdha politike. Ju lutem mos na nënvlerësoni. Me shëndet!!!!

Prof :Abil Baush

Share.