fbpx

Pro.testa para Shtëpisë së Bardhë përplasen me oficerët e sigurisë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qindra persona janë tubuar pranë Shtëpisë së Bardhë mbrëmjen e ditës së zgjedhjeve në pritje të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të SHBA-ve, raporton Anadolu Agency (AA).

Demonstrata para Shtëpisë së Bardhë filloi në mënyrë paqësore kur u mbyllën vendvotimet, por më vonë kur edhe filloi numërimi i votave shpërthyen përleshjet midis protestuesve dhe oficerëve të policisë.

Policia njoftoi se tre persona u arrestuan gjatë dy incidenteve të ndara.

Po ashtu policia njoftoi se në Washington ka arrestuar disa protestues gjatë përleshjeve midis mbështetësve të republikanit Donald Trump dhe demokratit Joe Biden.

Sipas rezultateve jozyrtare, Biden kryeson me 236 delegatë ndaj rivalit të tij Trump i cili deri më tani ka grumbulluar 213 delegatë.

Për të udhëhequr në Shtëpinë e Bardhë, kandidati duhet të fitojë 270 delegatë apo më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm prej 538 delegatëve.

Gjatë ditës së djeshme, miliona amerikanë hodhën votën e tyre për të zgjedhur presidentin e tyre të 46-të dhe përfaqësuesit e Kongresit në Senat.

Këtë vit, dita e zgjedhjeve vjen në përkeqësimin e koronavirusit të ri (COVID-19) në SHBA.

Një numër rekord i votuesve kanë hedhur votat e tyre të hershme ose përmes postës në një përpjekje për të shmangur hapësirat e brendshme të mbushura me njerëz ku virusi ka marrë hov. Disa shtete, përfshirë Teksas, Washington, Montana dhe Colorado, panë më shumë njerëz të hedhin votat e tyre të hershme sesa e gjithë pjesëmarrja në zgjedhjet e vitit 2016.

Sipas Projektit të Zgjedhjeve në SHBA, gjithsej mbi 101 milionë qytetarë kanë hedhur votat e hershme para Ditës së Zgjedhjeve.

Share.